Dua Lipa: Tri netë të paharruara, shihemi vitin tjetër Prishtinë

“Sunny Hill Festival” tashmë ka përfunduar me performancat e artistëve gjatë mbrëmjes së kaluar në parkun e Gërmisë.

Miley Cyrus, Gashi e Calvin Harris ishin yjet kryesore të festivalit teksa kanë elektrizuar publikun shqiptar për tre netë rresht në Prishtinë.

Gjersa ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa kësaj radhe ka shijuar në maksimum paraqitjet e kolegëve shqiptarë dhe të huaj gjersa në skenë u paraqit në saje të këngës, “One Kiss”, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Calvin Harrisin.

Zeshkania ka shkruar në llogarinë personale në Instagram se është kënaqur gjatë tri mbrëmjeve dhe mezi po pret të vjen viti i ardhshëm.

“One Kiss me Calvin Harrisin mbrëmjen e kaluar në Sunny Hill Festival. Tre netë të paharrueshme. Shihemi vitin tjetër Prishtinë”, ka shkruar ajo ndër të tjerash në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/B0yn8Y6B4i1/

loading…