Dua Lipa nesër (e premte) publikon projektin e ri muzikor.
Dua Lipa prej kohësh ka paralajmërur një projekt të ri muzikor, me të cilin fillon një etapë të re në karrierë.
Kënga me titull “Don’t Start Now” do të publikohet nesër (e premte), ndërsa përmes rrjeteve sociale ajo tregoi orarin e promovimit në mbarë botën.
Në mesin e qyteteve të ndryshme të botës renditet edhe Prishtina, ku kënga do të promovohet në orën 12:00
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe Dua Lipa.
loading…







