Dua Lipa vazhdon me sukseset e saj të njëpasnjëshme duke prekur majat e industrisë muzikore.
Këngëtarja nga Prishtina ka shënuar suksesin e radhës duke thyer një rekord.
3 herë fituesja e çmimit “Grammy” ka hyrë në historinë e platformës Spotify” pasi albumi i saj “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams”.
Kështu ajo bëhet artistja e parë femër albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.








