Dua Lipa sjell imazhe të reja nga ndeja e brendit “YSL”
Dua Lipa së fundi ka bashkëpunuar me brendin “YSL”.
Kjo markë ka bërë lansimin e linjës së re të parfumeve “LIBRE”, imazh i së cilës është Dua Lipa.
Mbrëmë “YSL” organizoi ndejë, në të cilën ishin të ftuar Dua me të dashurin dhe familjen e saj.
Ajo ka publikuar disa fotografi nga kjo ndejë, në të cilën kishte vendosur të shfaqej e tëra në të zeza dhe dukej shumë joshëse.
“E lumtur që kam ndarë mbrëmjen e kaluar me shumë nga të afërmit e mi”, ka shkruar ndër të tjera ajo.