Dua Lipa shkëlqen në para-ndejën e ‘Grammy’ (FOTO)

Në prag të ceremonisë së ‘Grammy Awards’, Dua Lipa ra marrë vëmendjen.

Këngëtarja Dua Lipa ka shkëlqyer në para-ndejën e ‘Grammy Awards’ derisa shihet e shoqëruar pranë të dashurit të saj, Isaac Carew.

Dua kishte zgjedhur ta veshë një fustan të kaltër në të cilin dukej tejet e thjeshtë, ndërsa fotot nga ndeja i ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Dua Lipa është e nominuar në Grammy. Ajo është shqiptarja e parë që nominohet në një ngjarje kaq të madhe, bashkë me Bebe Rexhën.

Ceremonia e 61-të e ‘Grammys’ mbahet mëngjesin e së hënës.

https://www.instagram.com/p/BtsWgeahSxt/?utm_source=ig_embed