Dua Lipa, në krahët e partnerit Romain Gavras, i uron ditëlindjen në gjuhën e tij

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbetet ndër emrat më të përfolur në industrinë ndërkombëtare të muzikës.

Por, përveç që po shijon kulimin e karrierës, yllit i ka ecur mirë edhe në jetë private, pasi prej kohësh është në lidhje romantike me regjisorin francez, Romain Gavras.

Muaj më parë këngëtarja 27-vjeçare doli publikisht me partnerin e saj, ndërkohë së fundmi ka publikuar një imazh përkrah tij në llogarinë e Instagramit.

Në mbishkrimin e fotos ku ajo dyshja shihen nga prapa të përqafuar, Dua ka uruar të dashurin regjisor për përvjetorin.

“Gëzuar përvjetorin zemër”, ka shkruar autorja e “Levitating”, ndërkohë që mori komente të shumta nga ana e fansave.

Kujtojmë që Gavras më parë ishte në një romancë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora.

Ndryshe, Duan shumë shpejt do ta shohim edhe si aktore, pasi muaj më parë u konfirmua se ajo do të bëjë debutimin në filmin e ri të “Barbie”.