Dua Lipa shfaqet me shumë stil në Shanghai

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të qëndrojë në kontinentin aziatik.

Aktualisht, ajo ndodhet në Kinë, përkatësisht në Shanghai.

Këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa imazhe, ku shfaqet mjaft tërheqëse, ndërsa shëtit në një nga parqet e Shanghait.

View this post on Instagram

? 比心 ?

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

E veshur me pantallona të bardha, një këmishë të zezë me vizatime dhe çantë të gjelbër, Dua dukej mjaft me stil dhe tërheqëse në këto fotografi.

Përndryshe, pak ditë më parë ajo së bashku me organizatën botërore UNICEF, vizituan fëmijët në Liban, duke u dalë në ndihmë me disa fonde.

Ndërsa sa i përket muzikës, artistja shqiptare është e angazhuar në interpretimin e kolonës zanore për filmin e ri të “James Bond”.