Dua Lipa rrëmben çmim në ceremoninë e NRJ në Francë

Dua Lipa ka fituar çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në edicionin e sivjetëm të NRJ Music Awards në Francë.

Këngëtarja shqiptare ka qenë në listën e fituesve krahas shumë artistëve të dalluar francezë dhe të huaj.

Dua në NRJ ka marrë po të njëjtin çmim edhe vitin e kaluar, ndërsa debutimin në këtë festival e ka bërë në vitin 2018, kur ka rrëmbyer çmimin “Kënga më e klikuar”.

Gjithsej 15 çmime u ndanë në eventin e organizuar në Kanë.

NRJ Music Awards organizohet nga radio franceze NRJ, për të nderuar artistët vendas dhe të huaj për kontributin e tyre në muzikë.