Dua Lipa reagon pas humbjes së Anglisë nga Italia

Mbrëmë u zhvillua finalja e Kampionatit Evropian, ku Italia ja doli t’a mundte Anglinë.

Komentet kanë qenë të shumta nga fansat anglez, por tani ka reaguar Dua Lipa.

Dua Lipa ka publikuar një fotografi ndërsa ka shkruar se djemtë kanë bërë krenarë Anglinë.

“Të gjithë djemtë na bënë krenarë. Ju lumtë për lojën e mrekullueshme. Ju duam Angli. Ne do ta sjellim sërish në shtëpi”, ka shkruar Dua.

Pas 120 minutave Italia dhe Anglia nuk arritën të përcaktonin fituesin e finales së Euro 2020, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-1, ndërsa Italia u shpall fituese në penallti.