Dua Lipa publikon videoklipin me shumë ngjyra të “Break my heart”

Dua Lipa ka publikuar edhe me videoklip këngën e saj më të re, Break my heart.

Dua vjen me një videoklip të ri në këtë periudhë të re në karrierën e këngëtares, vetëm pak ditë para publikimit të albumit të saj të shumëpritur.

“Break my heart” është kënga e radhës nga Future Nostalgia që është nxjerrë si singël gjatë ditës së sotme.

Ndërsa albumin Dua e publikon këtë të premte, datën e publikimit të të cilit është detyruar ta afrojë pasi që ka dalë një kpje ilegale e alumit në internet gjatë fundjavës së kaluar.