Dua Lipa poston foto nga shtrati me të dashurin

Dua Lipa ka publikuar foto në një moment intim nga shtrati me të dashurin.

Dua Lipa po shijon romancën me të dashurin e ri, Anwar Hadid, me të cilin tanimë është bashkë pothuajse kudo.

Së fund, këngëtarja është kthyer në Londër, ku edhe ishte e pranishme së fundi në një event që organizoi “YSL”.

Në llogarinë e saj në Instagram, Dua ka postuar një fotografi, të cilën e realizoi nga shtrati me të dashurin, i cili po ia mbante fytyrën me duar.

“Unë, e vërteta”, ka shkruar Dua sipër fotos, ku nuk mungoi komenti i Anwarit dhe kunatës, Gigi Hadid.

loading…