Dua Lipa në studio për këngën e re (FOTO)

Pas disa muajve pushim Dua Lipa pritet të rikthehet me një këngë të re.

Dua Lipa duket si iu paska futur punës për këngën e re, janë bërë më shumë se katër muaj prej këngës së fundit të këngëtares.

Është tekst shkruesja Sarah Hudson ajo që postoi një fotografi të këngëtares në një studio muzikore me anë të cilës lindën mendimet se së shpejti Dua mund të vie me një këngë të re.

24 vjeçarja është duke kaluar në një periudhë të vështirë që nga ndarja me ish të dashurin kuzhinierin Isac Carew javë më parë.