Dua Lipa momente intime nga pushimet me të dashurin në Indi

Dua Lipa së fundmi ka qenë në pushime.

Ajo dhe i dashuri i saj, Isaac Carew ishin për disa ditë në pushime ku si destinacion kanë zgjedhur Indinë, shkruan lajmi.net

“Kaluam dy javë në India bashkë me dashurinë time. Ishim në Rathambore, Jaipur, Jodhpur, Kerala dhe Goa të humbur për pak kohë me një kulturë, ushqim dhe traditë. Një udhëtim që dëshironim të bënim që një kohë të gjatë dhe jam shumë e lumtur që e bëmë këtë! Të gjitha këto joga në 5 të mëngjesit më kanë bërë të kthehem e fuqishme në punë. Kemi bërë edhe shumë foto në një film kështu që mund të qëndroj edhe larg telefonit tim”, shkruan ajo në imazhet e publikuara ku duken tejet të afërt me njëri-tjetrin.

Ata u rikthyen së bashku pas dy vitesh e që tani i dashuri i Duas qëndron gjithnjë prapa artistes 23 vjeçare.

https://www.instagram.com/p/BpWj3AelqCo/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control