Dua Lipa

Dua Lipa me veshje si asnjëherë më parë

Dua Lipa është bërë këngëtarja e parë shqiptare që nominohet nga akademia muzikore amerikane, Grammy Awards.

Dua dje u nominua në dy kategori, atë si “Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë e zhanrit Dance”.

Lajmin e bëri të ditur në rrjete sociale, e cila solli një video teksa po qante për shkak se nuk e besonte një gjë të tillë.

Pas kësaj, bukuroshja nga Prishtina publikoi dy imazhe në Instagram, në të cilat shfaqet në një kombinim të veshjes tejet interesant.

Megjithatë, ajo po vazhdon të jetë njëra nga emrat më të diskutuar në shtypin rozë, falë sukseseve që ka arritur.