Dua Lipa me të dashurin lazdrohen në makinë

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare nëpër botë, ajo falë muzikës që bën ka arritur miliona fansa gjithandej nëpër botë.

Ajo përpos sukseseve në muzikë tani suksese po korrë edhe në romancën e saj të re me modelin Anwar Hadid me të cilin tashmë e ka zyrtarizuar lidhjen.

Anwar është vëllau i modeleve të njohura Bella e Gigi Hadid dhe ai shfaqet vazhdimisht së bashku me Dua-n.

Së fundmi ata janë parë në makinë së bashku dhe Dua ka publikuar pamje në llogarinë e saj në Instagram që ndiqet nga më shumë se 32 milion ndjekës.

Mes të tjerash ai ishte edhe në Kosovë përkrah Dua Lipës në kuadër të festivalit ‘Sunny Hill’ që u mbajt në Prishtinë.

loading…