Dua Lipa mban fjalim në Universitetin e Kembrixhit

Dua Lipa ka mbajtur një fjalim në universitetin prestigjioz të Kembrixhit.

Dua Lipa së fundi ka vizituar universitetin prestigjioz të Kembrixhit, për të folur rreth asaj se si është të jesh grua e re në industrinë e muzikës.

Ajo u shpreh e lumtur për këtë mundësi si dhe tha se edhe prindërit e saj janë të lumtur për këtë gjë.

“Të hënën shkova në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për të dhënë një fjalim për atë se si është të jesh një grua e re në industrinë e muzikës, veçanërisht shqyrtimi i artisteve femra i nënshtrohet mediave dhe mediave sociale, çfarë mund të bëjmë për të ndryshuar dhe çfarë ne mund të bëjmë si shoqëri për të thyer normat gjinore. Prindërit e mi ishin thjesht të lumtur që më në fund e bëra këtë në universitet …”, ka shkruar Dua.

Për ndryshe, Dua Lipa ka paralajmëruar rikthimin me një projekt të ri muzikor.

loading…