Dua Lipa: Krenare me artistët e vendit tim që kanë lënë gjurmë në botë (VIDEO)

Dua Lipa ka treguar se sa krenare është me artistët e njohur shqiptarë që po arrijnë suksese jashtë vendit.

Reperi shqiptar, i cili jeton dhe vepron në SHBA, Gashi, edhe këtë vit do të jetë i pranishëm në festivalin ‘Sunny Hill’ që do të mbahet më 2,3 dhe 4 gusht në Parkun e Gërmisë.

Kjo u konfirmua në faqen zyrtare të ‘Sunny Hill’ në Instagram e më pas Dua Lipa e publikoi një video të Gashit pranë të cilës ka treguar se ndihet shumë krenare për artistët shqiptarë që po lënë gjurmë në botë.

“Vëllai im shqiptar, i cili ishte vitin e kaluar për më më shumë Gashi do vijë sërish më 3 gusht në Prishtinë, Kosovë, në festivalin ‘Sunny Hill’. Gjithmonë krenare t’i shohë artistët prej vendit tim që lënë gjurmë në botë. Pak nga pak ne do e kemi gjithë botën duke folur”, tha Dua pranë postimit.

Kujtojmë se vitin e kaluar erdhi në Kosovë pas 18 vitesh.

https://www.instagram.com/p/BzNN6HRBxZI/