Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qëndruan në Bejrut të Libanit, ku i ka vizituar kampet e refugjatëve nga Siria.

Duke qenë vet nga një vend, si Kosova, nga ku u larguan shumë refugjatë në vitet e nëntëdhjeta, 23-vjeçarja ka thënë se ndjen një lidhje personale me refugjatët atje.

“Kam pasur përvojën më të madhe të vetëdijesimit në këto tri ditët e fundit në Liban duke punuar me UNICEF-in, ku jam takuar me fëmijët në kampet refugjate dhe programet për trajnimin e të rinjve dhe për zhvillimin e aftësive”.

“Dua të flas në veçanti për refugjatët, sepse ndjej që kam një lidhje personale kur i shoh njerëzit teksa përshtaten në çfarëdo rrethanash që janë vënë për shkak të konflikti”.

Dua lipa po ashtu ka vallëzuar me disa refugjat Sirianë e cila shihet shum e gëzuar që është pran tyre shkruan Ballkani.info

Dua Lipas dancing Dabke with the Syrian refugees in Lebanon is SO overwhelming pic.twitter.com/FQUeJHHDwP

— IG: Abd.hajyahia ⚜️ (@Abd_HajYahia) April 15, 2019