Fituesja e dyfishtë e çmimit Grammy Dua Lipa do të bashkë-shkruaj dhe të interpretojë këngën e re “Swan Song” për filmin Alita: Battle Angel, një aventurë epike nga producentët James Cameron, Jon Landau dhe Robert Rodriguez.

Producenti Jon Landau tha se nga momenti që panë videon e saj ‘New Rules’, e dinin se Dua Lipa do të ishte artisti i përsosur për të bërë një këngë për filmin e ri.

“Jim, Robert dhe unë jemi të kënaqur që kemi në bord dhe jemi të bindur se ajo do të bëjë ” Swan Song” himnin e përsosur frymëzues dhe fuqizues për të. Ajo ka fuqinë dhe qëndrimin në shfaqjet e saj”, tha ai.

Ndërsa, Dua Lipa ka thënë se është e mishëruar me personazhin e Alita dhe krijuesit e filmit.

“Unë shoh veten një pjesë të vogël të saj, fuqizimin dhe qëndrimin, të cilat janë dy gjëra që rezonojnë me mua “, u shpreh ajo.

Ndryshe, filmi do të dalë në kinematë në SHBA më 14 shkurt të vitit të ardhshëm.