Dua Lipa futet në botën e biznesit, lanson koleksionin e parë të xhinseve (FOTO)

Dua Lipa është emër shumë i suksesshëm në industrinë e muzikës, e cila paralajmëron disa këngë të reja.

Këngëtarja ka njoftuar se ka bashkëpunuar me “Pepe Jeans” për të lansuar në treg linjën e re të xhinseve.

“Më në fund mund t’ju tregoj se kam bashkëpunuar me “Pepe Jeans” për të krijuar koleksionin Dua Lipa x Pepe Jeans për ju! Unë kam dashur të mësoj për dizajnimin si një mënyrë tjetër për të shprehur veten, sepse unë jam gjithmonë duke imagjinuar rrobat që dua të vesh dhe tani po e vë atë në veprim !! U frymëzova nga vitet ’90 dhe ’00 në Londër, duke shtuar ndikimet e tanishme, për të ndihmuar në krijimin e rrobave moderne, të veshura dhe të përballueshme- diçka që më përfaqëson mua dhe dëgjuesit e mi. Kam bërë këtë koleksion me ju të gjithë në mendje”, ka shkruar ndër të tjera Dua.

Ajo shtoi se lansimi zyrtar i këtij koleksioni do të bëhet më 3 shtator, ndërsa thotë se dëshiron që përmes tij të zbulojë stilet që ndihmojnë edhe në humorin e personit.