Dua Lipa fshin gjithçka nga Instagrami

Dua Lipa është gati për fazën e radhës në karrierën e saj.

Dua Lipa ka fshirë të gjithë përmbajtjen në profilin e saj në Instagram.

Këngëtarja ka lënë vetëm numrin e ndjekësve në listat e saj, përderisa ka hequr madje edhe fotografinë e profilit, për ta zëvendësuar me një foto njëngjyrëshe.

Dua ka bërë këtë veprim pasi ajo ka hyrë në fazën e promovimit të albumit të dytë, i cili pritet të dalë shumë shpejtë.

Megjithëse nuk është zbuluar data e lansimit të këtij albumik e madje as titulli dhe singëli i parë, Dua pritet që brenda këtyre ditëve të zbulojë gjithçka.

Ky projekt i Duas vjen pas super suksesit të albumit të saj debutues, ‘Dua Lipa’, këngët e të cilit janë ëdgjuar më shumë se 6 miliardë herë në mbarë botën.

Fansat dhe kritikët e muzikës presin që albumi i dytë të jetë edhe më profesional dhe me muzikë edhe më të bukur.

Ndërsa Dua ka zbuluar se ky album nuk do të përmbajë balada dhe do përmbajë këngë për të vallëzuar me të, me shumë ritme të disco-s.

“Para se të filloja të punoja, e kam ditur titullin e albumit. E kam ditur saktësisht se çfarë do të bëj. Janë disa këngë që janë të lumtura, disa për zemër të thyer, disa për t’u përballur me jetën në publik”, ka thënë këngëtarja teska ka folur për singëlin e saj të parë.

Albumi i parë, “Dua Lipa”, ka ngritur Duan në nivelin ku është tani, duke u bërë një nga artistet më të kërkuara dhe më të vlerësuara në botë.

loading…