Dua Lipa flet për takimin në Prishtinë me Ruairi O’Connell (FOTO)

Dua Lipa ka folur për takimin me Ambasadorin Britanik të Kosovës, Ruairi O’Connell, realizuar pak ditë më parë në Prishtinë.

Këngëtarja e cila erdhi në Kosovë për festivalin Sunny Hill, u prit nga O’Connell në një koktej, ku u takua me artistë, krijues, vullnetarë dhe aktivistë që po i sjellin ndryshime Kosovës përmes muzikës, artit, kulturës, inovacionit dhe sportit.

“Fotografitë nga pritja e Ambasadorit Britanik të Kosovës duke takuar artistë, krijues, vullnetarë dhe aktivistë që po sjellin ndryshime në Kosovë përmes muzikës, artit, kulturës, inovacionit dhe sportit. Me fat që pata rastin të mësojë më shumë rreth punës së tyre dhe të mendojë mënyra për bashkëpunim”, ka shkruar Dua në Instagram.

loading…