Dua Lipa flet për prioritetet e saj në 2019-ën

Në intervistën e saj për “Rolling Stone” , Dua Lipa ka folur për prioritetet që i ka në vitin 2019.

Këngëtarja shqiptare gjatë intervistës së fundit të dhënë për “Rolling Stone” ka zbuluar prioritetet që i ka për këtë vit kalendarik.
“Duke punuar shumë për të nxjerrë albumin tim të ri. Këto janë rregullat e vetme që do të mundohem t’i jetësoj. Unë jam vetëm do të jetë në studio duke u siguruar që të kthehemi me disa gjëra zbavitëse për të gjithë”, ishin fjalët e saj.

Dua Lipa është shprehur se preferon që gjithmonë ta thotë të vërtetën pasi kështu ndihet shumë më mirë.

“Kam mësuar se vetëm duke qenë e sinqertë dhe të flas të vërtetën time, kjo më bën të ndihem mirë”, ka shtuar ndër të tjera Dua.

Në revistën në fjalë është theksuar se Dua i ka prindëri shqiptarë dhe se në Londër jeton që nga mosha 11-vjeçare.

Duhet theksuar se 23-vjeçarja është nominuar për dy Grammy Awards – “Best New Artist” dhe “Best Dance Recording|, për “Electricity Energy”.
https://www.instagram.com/p/BsqkAjdhOlz/?utm_source=ig_web_button_share_sheet