Dua Lipa flet për performancën në ‘Ligën e Kampionëve’: Një nga momentet më të veçanta ishte videoja ku tifozët e Liverpool këndonin “One Kiss”

Dua Lipa gjatë muajit maj do mbaj një koncert në Liverpool.

“Ende e kam të freskët atë mbrëmje në Kiev dhe një nga momentet më të veçanta ishte sigurisht videoja ku tifozët e Liverpool këndonin “One Kiss” bashkë me mua” kishte thënë Lipa.

Mes të tjerash, Dua Lipa u shpreh e gëzuar që Liverpool po bën mirë në kohën e fundit duke treguar se babai i saj, Dukagjini është fans i Arsenal por që ka simpati edhe për Liverpool, ndërsa menaxheri i saj është tifoz i flaktë i LFC.

Kjo intervistë u bë për shkak se Dua do të performoj në Maj në qytetin e Liverpoolit në kuadër të organizimit të “BossNight” që gjithashtu mbledh tifozët e Liverpool në mbrëmjet me kitarë nga Jamie Webster dhe Kieran Molyneux.