Dua Lipa feston ditëlindjen e 24-të, merr gur të çmuar dhuratë nga Anwar

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, sot(e enjte) feston ditëlindjen e saj të 24-të.

Dua është e lindur më 22 gusht të vitit 1995 në Londër, nga prindërit Dukagjin dhe Anesa Lipa.

Karriera e saj muzikore filloi në moshën 14 vjeçare, kur filloi të publikonte kenge cover nga artistë të tjerë në YouTube. Në vitin 2015, ajo u nënshkroi me Warner Music Group dhe së shpejti lancoi këngën e saj të parë. Në dhjetor të vitit 2016, një dokumentar rreth Lipës ishte autorizuar nga revista The Fader, titulluar “See in Blue”.

Dua jetoi përreth katër vite të jetës së saj në Kosovë dhe gjatë kësaj periudhe vijoi mësimet në shkollën private “Mileniumi i Tretë”, në Prishtinë.

Ditëlindjen e 24-të, këngëtarja shqiptare është duke e festuar në prani të të dashurit të saj të ri, Anwar Hadid.

Ajo ka publikuar në InstaStory një nga dhuratat e para që ka marrë në ditëlindjen e 24-të, e që është një gur i çmuar nga i dashuri i saj.

Dua në fillim të këtij muaji ishte prezente në Kosovë bashkë me të atin e saj, Dukagjin Lipa, ku dhuruan fonde për ndërtimin e një akademie të quajtur “Sunny Hill”, ashtu si edhe festivali që i ati i saj e organizon.

loading…