Kryetari i Prishtinës është duke iu përgjigjur LIVE pyetjeve të këngëtares kosovare me fame botërore, Dua Lipa dhe babai të saj, Dukagjin Lipës. Në këtë bashkëbisedime, ku Dua Lipa po bën pyetje që qytetarët kanë dërguar për Shpend Ahmetin.
Njëra ndër pyetjet për Ahmetin ka qenë nëse ai do të rikandidoj edhe për një mandate si kryetar i Prishtinës, shkruan Ballkani.info.
“Nuk besoj se do të kandidoj edhe për një mandat, jemi të koncentruar te mposhtija e koronavirusit. Sot për sot mendoj kështu, s’e di çka ndodh në të ardhmen. Këto ditë kam marrë shumë mesazhe të tilla, nëse do të kandidoj apo jo”, ka thënë Ahmeti.
Shpend Ahmeti është në mandatin e dytë si kryetari i Prishtinës. /Ballkani.info/







