Dua Lipa e lumtur për rikthimin në “Sunny Hill Festival”: Ishte ëndrra ime shihja artistët e preferuar në vendlindjen time

“Sunny Hill Festival” është rikthyer këtë vit pas pauzes për shkak të COVID-19.

Në katër ditë nga data 4 deri më 7 gusht, festivali do të sjell një listë të pasur artistët si ata vendor e deri tek emrat më të njohur botëror përfshirë Dua Lipën dhe J Balvin.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në nisjen e tij, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ka folur për festivalin edhe në vlogun e saj ‘Service95”.

Foto: Dua Lipa/Instagram

26-vjeçarja e ka përshkuar si ëndërr të bërë realitet krijimin e festivalit, duke thënë se çdo herë dashur t’i shoh artistët e saj të preferuar në vendlindjen e saj, Kosovë.

Me titlllun ‘letër dashurie për vendin tim’, Dua treguar se si nisi gjithçka për themelimin e festivalit e deri tek dëshira e madhe për t’u rikthyer në vendlindje.

Foto: Service95

“Jam e lumtur që Sunny Hill Festival” është rikthyer këtë vit në Pristhiën. Kur jetoja në Kosovë nga mosha 11 deri 15, ëndrra ime ishte që një ditë të shihja artistët e mi të preferuar të performonin live në vendlindjen time. Festivalin ynë ka lindur nga dëshira ime dhe e babait tim që ta arrinim pikërisht këtë”, ka shkruar Dua ndër tjera.

Ndërkohë, kujtojmë që përveç në Prishtinë, këtë vit “Sunny Hill Festival” do të mbahet edhe në Tiranë nga data 26 deri më 28 gusht. /Telegrafi/