Dua Lipa e impresionuar nga koncerti në Shqipëri: Faleminderit faleminderit, histori

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ka përmbyllur turneun e “Future Nostalgia” në Tiranë.

Artistja shqiptare ka qenë e ftuar speciale për të performuar në Ditën e Flamurit, 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

27-vjeçarja elektrizoi sheshin “Skëndërbej”, teksa mblodhi afro 200 mijë njerëz – pavarësisht motit e temperaturave të ulëta.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

E impresionuar nga kjo shfaqje, Lipa ka ndarë disa momente të tjera në Instagram.

“Diçka për kujtimet. E pabesueshme se sa shumë njerëz ishin. Faleminderit Faleminderit. Histori”, tha ajo.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Në mesin e këtyre imazheve, kishte edhe nga momenti kur mbajti konferencë për media.

E njëjta një ditë para koncertit gjithashtu mori nënshtetësinë shqiptare, duke u bërë kështu qytetarja më e re e Shqipërisë. /Telegrafi/