Dua Lipa dhe Anwar Hadid tashmë ndajnë dhe rrobat me njëri tjetrin

Vetëm pak kohë më parë Dua Lipa konfirmoi se është duke përjetuar një histori dashurie me vëllain e motrave Hadid, Anwar.

Këngëtarja menjëherë pas ndarjes nga Isaac u hodh në krahët e tij dhe duket se është mjaft e dashuruar .

Ata kalojnë një pjesë të mirë të kohës së bashku dhe duket se në çdo dalje shoqërojnë njëri-tjetrin.

Së fundmi ata janë fotografuar teksa po darkonin në Hollywood dhe ajo që ka tërhequr vëmendjen të gjithëve ka qenë xhaketa që mbante të veshur Anwar.

Ai mbante të veshur të njëjtën xhaketë që ja kemi parë pak kohë më parë këngëtares në Glastonbury.

loading…