Këngëtarja shqiptare 23-vjeçare ka thënë se kur për herë të parë kishte filluar të bëjë një emër për veten e saj asaj i ishte afruar Katy dhe e kishte këshilluar që të mos e kërkojë për rezultate të emrit të saj në internet, sepse do të shqetësohej nga kritikat që mund t’i shohë aty.
Dua Lipa ishte paralajmëruar nga kolegia e saj Katy Perry që të mos e kërkojë emrin e saj në internet.
Këngëtarja shqiptare 23-vjeçare ka thënë se kur për herë të parë kishte filluar të bëjë një emër për veten e saj asaj i ishte afruar Katy dhe e kishte këshilluar që të mos e kërkojë për rezultate të emrit të saj në internet, sepse do të shqetësohej nga kritikat që mund t’i shoh aty.
“Kur e kam takuar Katy Perryn, ajo më ka thënë: ‘Shpresoj se nuk do ta kërkosh emrin tënd në internet. Këtë e kam bërë unë në fillim të karrierës sime dhe vërtet jam shqetësuar rreth asaj që tabloidet shkruanin për mua’. Ajo më ka këshilluar që të mos i lexoj të gjitha ndyrësirat, sepse kjo do të më stoponte të bëja atë që doja”, ka rrëfyer Lipa.
Dhe Katy nuk është i vetmi yll që ka këshilluar Duan, pasi nga këngëtari i grupit “Coldplay”, Chris Martin, ishte këshilluar që “të jetë e mirë” me vetveten. “Edhe Chris më ka thënë që të jem e mirë me veten time. Mendoja se ishte e çuditshme që ai më tha këtë, nuk e kuptoja çfarë donte të thoshe.
Por tani i kuptoj si fjalët e Katyt, ashtu edhe të Chrisit. Është e dëmshme t’i lexoj komentet dhe ofendimet në internet, prandaj nuk e bëj dhe vërtet jam e mirë me vetveten”, ka deklaruar ajo







