Dua ka një mesazh të fuqishëm për politikanët për 8 Mars

Kosovarja Dua Lipa ka pasur mesazhin më të qartë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin

Ajo në një postim në Instagram ka kërkuar nga qeveritë e ndryshme në të gjithë botën që ta përmbushin përkushtimet e tyre për të mbrojtur gratë.

“Për ta shënuar Ditën ndërkombëtare të Grues dhe 30 vitet e festimit të kësaj dite në tërë botën, i bëj thirrje qeverive që të përmbushin përkushtimet e tyre për të mbrojtur të drejtat e grave aktiviste rreth e rreth botës. Tani është koha që të jemi afër lëvizjeve të grave si kurrë më parë! Për të ngritur zërin për të gjitha gratë e jashtëzakonshme në botë që luftojnë për ndryshime”, ka shkruar Dua.

Këngëtarja vitin e kaluar pati ngritjen e saj më të madhe në karrierë, derisa puna e saj u kurorëzua kur fitoi Grammy në fillim të këtij viti.

Nuk është hera e parë që Dua ngrit zërin për gratë, pasi që këtë e kishte bërë edhe në Grammy Aëards ku gjatë fjalimit kishte thënë se duhet pasur më shumë gra të nominuara në këtë event.