Dua dhe Isaac nuk ndahen dot nga njëri-tjetri, sjellin këtë imazh nga pushimet

Këto pak ditë të mbetura të vitit 2018 familja Lipa kanë zgjedhur të kalojnë së bashku në pushime.

Është vetë këngëtarja, Dua Lipa e cila ka sjell disa pamje nga pushimet me familjen dhe të dashurin.

Në imazhin e fundit ajo shfaqet tejet e lumtur pranë të dashurit të saj, Isaac Carew teksa duket se po kalojnë çaste të lumtura së bashku.

Dua dhe Isaac tashmë janë një nga çiftet më të komentuara nga publiku për shkak të imazheve që ndajnë në rrjetet sociale.

Ata u bashkuan pas dy vite ndarje por që tani nuk ndahen dot nga njëri-tjetri.