DSS: Populli dhe Kisha nuk mendojnë si Vuçiqi për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska stranke Srbije (DSS) Milosh Jovanoviq ka deklaruar se bisedimet për Kosovën me asnjë çmim nuk duhet pranuar jashtë Kushtetutës së Serbisë e Rezolutës 1244 dhe ka vlerësuar se çdo gjë tjetër do të ishte tradhti dhe fatale për kombin.

“Çdo gjë tjetër, njohja e secesionit, formalisht ose përmes dhënies së karriges në OKB, do të ishte akt i madh tradhtie dhe fatal për të ardhmen tonë si komb”, ka thënë ai në tubimin e kësaj partie, njofton FoNet.

Jovanoviq ka theksuar se populli dhe Kisha nuk mendojnë njësoj si Vuçiq për Kosovën, transmeton Koha.net.

Për kët, sipas tij, dëshmon kumtesa e Kuvendit të KOS-it se “Kosova është Serbi, se nuk ka njohje të shkëputjes dhe as ndarje të saj”.

Jovanoviq ka theksuar se politika e caktimit të kufijve me shqiptarët në Kosovës, të cilën e propagandojnë Vuçiqi e parti a e tij dhe Ivica Daçiq, përkatësisht njohja e shkëputjes së pjesëve që nuk do t’i takonin Serbisë, është kundër kushtetues dhe me pasoja politike e penale.

Sipas fjalëve të tij, është në interesin e Serbisë që “çështja e Kosovës” të mbetet kështu si është, e paprekur.

Ai ka vlerësuar se Kosova gjatë një periudhe të afërt nuk do të zgjidhet në të mirë të Serbisë, “prandaj është mirë- të pritet me durim, nëse duhet edhe me breza”, ka thënë ai.