Drop G, DJ i parë kosovar që bëhet pjesë e labelit të madh botëror “Spinnin Records”

DJ Drop G është bërë pjesë e labelit “Spnnin Records”, të cilët njihet si një ndër grupimet më të mëdhenj në përfaqësimin e DJ/Producereve në gjithë botën.

“Spinnin Records” është label në të cilin morën hapat e parë emra të njohur si Calvin Harris, Avicii, Martin Garrix e shumë të tjerë.

Drop G fillimisht ka publikuar një projekt remix në bashkëpunim me Labi Ramajn,j i cili jeton në Norvegji.

DJ nga muaji qershor pritet të filloj publikimet e projekteve me emra të njohur botëror që janë pjesë e Spinninit dhe Warner Music Group.

Gjithë ky depërtim u bë i mundur nga “Leaf Management”, kompani e themeluar në Kosovë, e cila edhe Dj Regard, një ndër emrat më të njohur muzikës Deep House.