Droni i policisë/ 1 296 gjoba brenda javës në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aktivitetet e saja në parandalim të aksidenteve në komunikacion.

Në javën e fundit në këtë rajon policia ka gjobitur 1296 qytetarë. Sipas të dhënave të policisë brenda javës në Ferizaj kanë ndodhur 30 aksidente.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, qytetarët mund të dërgojnë informata (foto dhe sekuenca), në adresat tona elektronike të policisë. (të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë).