Mbi qiellin e Kosovës kanë fluturuar fluturaket e armatosura që janë në pronësi të shtetit të Kosovës.
Që nga arritja në Kosovë në korrik të këtij viti, sot për herë të parë mbi Gjakovë ka fluturuar droni Bayraktar.
Pamjet i ka postuar qytetari Ngadhnjim Haxhosaj në profilin e tij në Facebook.
“Kjo ndjenjë vërtete ishte fantastike qe dikur se kam imagjinu. Zhurma e Bajraktarit me ngjalli emocion dhe një siguri e forcë. Ne që jemi rrit me zhurmën e MIG-ut serbë që ndjellte frikë te qytetarët e tash kur e shohim një dron ne qiell që është i Kosovës na bën krenar. Bajraktari mbi Gjakovë, krenari, siguri e force”, ka shkruar qytetari.
Dronët në fjalë janë prodhim i Turqisë
@ballkani.info Droni i famshëm turk Bayraktar fluturon mbi qiellin e Kosovës. Ushtria kosovare po forcohet gjithnjë e më shumë #dron #bayraktar #kosova #ushtriaekosoves #fsk🇽🇰 #shqiperia #army ♬ original sound – Ballkani.info







