Romeo

Dron për Romeon në Big Brother VIP Albania 3

Romeo Veshaj është kthyer në një nga emrat më të pëlqyer në Big Brother VIP Albania 3.

Ai po pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe tashmë ka mbledhur njerëz të shumtë që e përkrahin.

Të njëjtit i është dërguar ditën e sotme (e enjte) një dron në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Foto: Screenshot/Instagram

“Më i miri. 100 për qind. Më virali”, ka qenë përshkrimi.

Tashmë kanë kaluar më shumë se një muaj që kur ka nisur Big Brother, por që situatat mes banorëve veçse janë shtuar.

Ata tani janë përfshirë nëpër debate e përplasje me njëri-tjetrin, për të mos lënë anash as sfidat e ‘Vëllait të Madh’.

Veç Romeos, janë edhe disa personazhe që po pëlqehen nga publiku: Heidi Baci, Jul Deda e Ilnisa Agolli.