Droga në shkolla, policia nis implementimin e një projekti parandalues

Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot do te filloj me implementimin e projektit ‘Stop drogave në shkolla’.

Ky projekt në vazhdim është organizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, në bashkëpunim-partneritet me Prokurorinë themelore në Pejë dhe Institutin kombëtar të shëndetit publik-zyra rajonale Pejë.