LAJMI I FUNDIT

Droga e kapur në një mulli në Suharekë arrin vlerën e 1.5 milionë eurove

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren ka zhvilluar një aksion në fshatin Shirokë ku janë kapur 31 kilogramë drogë të llojit “marihuanë”.

Droga është gjetur çatinë e një objekti që më parë kishte shërbyer si mulli.

Gjashtë persona kanë rënë në pranga, mosha e të cilëve është nga 25 në deri në 52 vjeç.

Drejtori i Njësitit Anti-Drogë Reshat Murseli, deklaroi se vlera e drogë në treg mund të arrinte në mbi 1 milion e gjysmë.

“32 kilogramë marihuanë janë gjetur në procesin e tharjes në momentin e bastistjes, ndërsa janë gjetur edhe 2 mijë e 59 bimë të llojit “cannabis sativa” të cilët janë në procesin e rritjes nga 80 centimetra deri në 2 metra. Po të ktheheshin në peshën e përpunimit do të arrinin peshën e së paku 800 kilogramë ndërsa vlera e tregut të tyre do të arrinte në mbi 1 milion e gjysmë”.