Driton Selmanaj: Videomesazhet nuk janë rrugë për partneritet të mundshëm

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se mesazhet që po i dërgon kryetari i VV’së, Albin Kurti, përmes videove janë drejtuar për qytetarin, jo për LDK’në.

“Nuk është për ne. Ka qenë një komunikim me njerëzit që e shikojnë, me votuesin”, ka thënë Selmanaj.

“Kjo ka qenë një formë e papranueshme që VV’ja e ka zgjedhur të komunikojë me LDK’në”

“Videomesazhet nuk janë rrugë për partneritet të mundshëm”, shtoi ai.

Kurti sot dërgoi një videomesazh, ku e ftoi kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa, që të vazhdojnë bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës.

Kurti sot është mandatuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për të qenë kryeministër dhe tani ka kohë 15 ditë që të dalë para Kuvendit ku i duhet një shumicë e thjeshtë që të krijojë qeverinë.