Driton Selmanaj paralajmëron kandidaturën për kryetar të LDK’së në Prizren

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë Qeveria është në pauzë dhe së nuk ka plan, dinamikë e as zhvillim.

Sipas tij, qytetarët po paguajnë shtrenjtë mashtrimin e kësaj Qeverie.

“Fatkeqësisht në Kosovë sikur është vendosur një memoratorium i Qeverisë. Kur them memoratorium po them që po pauzojnë. Nuk ka dinamikë, nuk ka zhvillim, nuk ka asgjë. Njerëzit në Kosovë po paguajnë shtrenjtë energjinë po paguajnë shtrenjtë çmimin e produkteve bazike dhe po paguajnë paaftësinë e kësaj Qeverie”.

“Po paguajnë shtrenjtë mashtrimin e kësaj Qeverie. Në çdo aspekt populli i Kosovës po paguan një kosto që nuk e meriton, por e ka dhuratë nga kjo Qeveri, e cila thirrej me numër të madh të votave. Votat mund t’i marrësh për një periudhë të caktuar, por mashtrimi del shumë shpejt”.

Deputeti i LDK-së, ka bërë të ditur se do t’i hyjë garës për kryetar të degës në Prizren.

Madje, deputeti Selmanaj thotë se do ta shfrytëzojë mundësinë statutare për të shpallur kandidaturën, duke shtuar se do ta kthejë LDK-në fituese në këtë qytet, raporton EO.

“Unë kam shprehur interesimin tim që të jem pjesë e garës në Prizren të degës së LDK-së, akoma janë fazën përgatitore në këto zgjedhje. Unë do të shfrytëzojë mundësinë statuare dhe duke respektuar tërësisht normën e statutit kur do ta shpalli kandidaturën time në kuvend aty ku edhe kemi detyrim statutar”.

“Unë kam shprehur në publik interesimin tim që të udhëheq me degën dhe ta kthejmë LDK-në fituese në Prizren sepse jam i bindur që vetëm LDK-ja mund të qeverisë siç duhet me Prizrenin edhe në zhvillimin lokal edhe të mirë qeverisjes. Kjo çështje mbetet të përcaktohet edhe nga pjesa e vendimmarrjes në qendër të LDK-së në Prishtinë”, tha Selmanaj.