Driton Kuka pas dorëheqjes së Haradinajt: Tash kur ju deshte më shumë se kurrë Kosovës…

Trajneri i njohur i xhudos në Kosovë, Driton Kuka, ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit pas ftesës nga Gjykata Speciale.

“O burrë i madh i Kombit Shqiptar. Ne do të jemi gjithmonë me ty në çdo sfidë dhe në asnjë moment s’do të pushojmë përkrahjen për ty. Do kthehesh edhe nga kjo betejë kryelartë. Tash kur ju deshte ma shumë se kurrë Kosovës…”, ka shkruar Kuka, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se Haradinaj ishte takuar disa herë me trajnerin Kuka pas sukseseve të këtij të fundit me xhudistët nga Kosova në arenën ndërkombëtare. /Ballkani.info

loading…