Dritan Abazoviq shpreh ngushëllime për vdekjen e kreut të Kishës Ortodokse Serbe

Politikani shqiptar nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropolitit Amfilohije pas infektimit me koronavirus.

Abazoviq  i ka shprehur ngushëllime Kishës Ortodokse Serbe dhe të gjithë besimtarëve.

“Shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë besimtarët dhe klerikët e Mitropolisë së Malit të Zi dhe të Detit, me rastin e vdekjes së Mitropolitit Amfilohije.Vetëm dashuria krijon përjetësinë! Zoti i dhëntë paqe të përjetshme dhe të gjithë ne forcën për të luftuar për idealet që janë të pavdekshme”, ka thënë ai.

Një nga kryepeshkopët më të rëndësishëm të Kishës Ortodokse Serbi, ai që udhëhiqte Kishën në Mal të Zi dhe Bregdet, humbi betejën me virusin Covid 19. Betejat të tjera, ato të luftës, Amofilije i glorifikonte, duke përkrahur udhëheqësit famëkeq të ushtrisë serbe gjatë viteve të ’90-ta.