Sonte do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të raundit të parë në Ligën e Kampionëve.

Të gjithë sytë janë tek kampioni i Kosovës, Drita e cila do të synojë të mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Differdanges.

Drita, kishte fituar në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0 pas golit të Arb Manaj, në minutën e 74-të.

Në rast të fitores së sotme, “Intelektualët” do të përballen ndaj gjigantit danez, Copenhagen si dhe mund të bëhet skuadra e parë kosovare që kalon në raundin e dytë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve.

Përveç Dritës edhe dy skuadrat tjera shqiptare si Egnatia dhe Shkëndija, do të zhvillojnë ndeshjet e tyre të kthimit ndaj New Saints dhe Breidablik respektivisht.

Kujtojmë se ndeshja Differdange-Drita si dhe Shkëndija-Neë Saints, do të zhvillohen sonte në orën 20:00, ndërsa ajo mes Breidablikut dhe Egnatias në orën 21:00.