Ilir Mustafa

Drita prezanton përforcimin e dytë

Drita e ka marrë seriozisht transferimin e lojtarëve në afatin kalimtar të verës.

Drita ka prezantuar sot mesfushorin e Malishevës Ilir Mustafa. Lajmin e ka dhënë vet skuadra gjilanase në Facebook.

Postimi i plotë i FC Drita:

Ilir Mustafa forca jonë e re

Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka arritur që të sigurojë shërbimet e mesfushorit Ilir Mustafa.

Iliri nga sezoni 2015/16 është pjesë e superligës së kosovës ku ka luajtur për ekipe si Lirisa, Dukagjini dhe së fundmi Malisheva.

Iliri ka luajtur edhe jashtë kampionatit tonë ku në sezonin 2020/21 ka luajtur në ligën e parë të Turqisë.

Mustafa do të jetë një forcë shtes për sezonin e ri dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme deri në qershor 2026.

Mirë se vjen Ilir🤍. /Ballkani.info