Drita konfirmon dëmtimin e Jasharit, ja sa do të mungojë

Drita e nisi keq edicionin e ri në Superligë duke barazuar me Trepçën ’89 derisa këtij dështimi iu shtua edhe lëndimi i rëndë i njërit prej futbollistëve kryesor të saj Muharrem Jashari, shkruan Demokracia.com.

Jashari u lëndua në sfidën në javën e parë duke u detyruar ta lë fushën me ndihmën e shpejtë, derisa Drita tash ka dal me njoftim zyrtar mbi lëndimin e tij.

Ai do të mungojë së paku tre javë.

Njoftimi i plotë i FC Dritës:

Muli do të jetë jasht ekipit për tre javë

Lojtari ynë Muharrem Jashari ka pësuar nje lëndim në ndeshjen hapëse të kampionatit përball ish skuadrës së tij KF Trepqa 89.

Në ekzaminimet e para doli që Muli ka pësuar frakturë dhe ka mbyllur sezonin vjeshtorë, por pas ekzaminimeve shtes rezultoi që Muli ka pësuar lezion të ligamentit të shkallës së dytë që do ta mbaj jashtë fushës vetëm tre javë.

Klubi jonë i dëshiron kthim sa më të shpejtë Mulit.