Superliga

Drita kërkon fitoren e tretë radhazi, Dukagjini për befasi – formacionet zyrtare

Drita pret Dukagjinin në kuadër të xhiros së 22-të në Albi Mall Superligë.

Skuadra gjilanase ka dy fitore radhazi dhe tani është afruar edhe më shumë në tabelë dhe po kërkon titullin e kampionit.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit synojnë fitoren e tretë radhazi, derisa trajneri shkupjan në këtë takim duhet të bëj pa Blerim Krasniqin që mungon shkaku i kartonëve.

Në anën tjetër Dukagjini i Klinës nuk është dorëzuar për pozitën e katërt në tabelë dhe synon të shkaktojë befasi në Gjilan.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Bejtullai, Mesa, Thaqi, Dabiqaj, Broja, Baftiu, Selmani, Prapashtica, Ebuka.

Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Shabani, Dallku, Neziri, Pllana, Salihu, Hugo, Morina, Meziu, Jatta.