Drita ka fituar derbin e sotëm ndaj Prishtinës me rezultat prej 2 me 1.

Vendasit e nisën për mrekulli takimin duke kaluar në epërsi në minutën shtatë të ndeshjes.

Ishte Kastritot Rexha ai që shënoi golin e parë, që ishte i vetmi në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë ekipet arritën të shënojnë nga një gol.

Prishtina arriti të barazojë shifrat në minutën e 69 përmes sulmuesit Otto John.

Por, Drita arriti të dalë sërish në epërsi përmes Astrit Fazliut, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 77.

Me këtë fitore Drita në vendin e dytë tani ka 43 pikë, derisa Prishtina në të katërtin ka 41 pikë.

E në sfidën tjetër Llapi e ka mposhtur Gjilanin, po ashtu me rezultat prej 2 me 1.

Ramadani e Ymeraj shënuan golat e fitores për Llapin, derisa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Nikaq.

Llapi në vendin e pestë ka 34 pikë, derisa Gjilani në vendin e tretë ka 41 pikë.