Drita e fuqishme përballë Flamurtarit, barazon Trepça 89

Drita ka arritur që ta harrojë humbjen kundër Ferizajit javën e kaluar, kurse e ka deklasuar në shtëpi skuadrën e Flamurtarit me rezultat 3-0. Kurse Trepça pas fitores prej 4-1 kundër Gjilanit ka arritur që ta marrë vetëm një pikë në ndeshjen kundër KF Vushtrrisë

Drita i është kthyer fitorëve në stadiumin e qytetit të Gjilanit duke e mposhtur me rezultat 3-0 Flamurtarin.

Serinë e gola për kampionin e para dy viteve në Kosovë e nisi Betim Haxhimusa në minutën e 4-të.

Goli i dytë për dritën erdhi në pjesën e dytë në minutën e 50-të, kurse fatin e këtij takimi e vulosi Fidan Gërbeshi në minutën e 79-të për rezultat 3-0.

Një ndeshje tjetër interesante ishte ajo në mes të KF Vushtrria dhe Trepça 89.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, kurse të parët në avantazh erdhën Trepça 89 ku shënoi Ardian Muja.

Vushtrriasit barazuan në minutën e 31-të me anë të Jasim Raboshtas.

Kujtojmë se Trepça 89 kishte fituar me rezultat 4-1 në ndeshjen e parë të IPKO Superligës së Kosovës ku kishte mposhtur Gjilanin, ndërkaq KF Vushtrria kishte humbur me të njëjtin rezultat nga KF Llapi.