Drilon Gashi i reagon Elvis Naçit, e akuzon për nxitje të urrejtjes

Hoxha nga Shqipëria Elvis Naci ka reaguar pas sulmeve terroriste në Francë, duke i dënuar ato. Mirëpo hoxha pejan, Drilon Gashi, i ka bërë një vërejtje Naçit.

Gashi e pyet hoxhën nga Shqipëria se “cfarë janë ata”, që nxisin urrjetje ndaj atyre që mendojnë ndryshe, në emër të Zotit dhe të profetit Muhamed.

Hoxha nga Peja e ka bashkëngjitur në postimin e tij një deklaratë, ku nënshkrues është edhe Elvis Naçi, e i cila është për kundërshtimin e një sekti islam.

“Nuk po mbroj gabimet e asnjërës doktrinë dhe edhe unë jam kundër çdo financimi antiligjor, megjithatë intoleranca që ju ideologët sektarë shprehni kundër sekteve tjera është e papranueshme, joislame dhe jodemokratike në të njëjtën kohë. Dijeni se akuzimi i të tjerëve me apostazi dhe kjo urrejtje ndërsektare na ka quar deri këtu”, ka shkruar Gashi.

Shkrimi i plotë i Gashit:

Po ata që në emër të Allahut të madhëruar dhe profetit tonë Muhamed nxitin urrejtjen dhe luftimin e atyre që mendojnë ndryshe, çfarë janë o Elvis Naçi?

Këto ditë më ra në dorë kjo deklaratë sektare (shih #foton në komentin e parë!), nënshkrues i të cilës fatkeqësisht ishit edhe ju.

Nuk po mbroj gabimet e asnjërës doktrinë dhe edhe unë jam kundër çdo financimi antiligjor, megjithatë intoleranca që ju ideologët sektarë shprehni kundër sekteve tjera është e papranueshme, joislame dhe jodemokratike në të njëjtën kohë. Dijeni se akuzimi i të tjerëve me apostazi dhe kjo urrejtje ndërsektare na ka quar deri këtu.

S’ka dyshim që Allahu xh.sh. është dëshmitari i çdo gjëjë.

Paqe!

Postimi i Naçit, të cilin e komentoi Gashi:

Image may contain: text that says 'Elvis Naçi 7h· Kush vret ne emrin e Profetit Muhamed kur e din qe vete Profeti Muhamed i fali armiqte e tij eshte thjeshte nje kriminel, mashtrus dhe mbi te gjitha i perdorur per te demtuar Islamin dhe Muslimanet! Xhuma te begate. Amin. 28K 752 Comments 736 Shares'

Letra të cilën e publikoi Gashi:

Image may contain: text